Videoskandali, 25-vjeçari mbetet në burg, dy të rinjtë e tjerë lirohen nga arresti

07/01/2015 00:00

Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për 25-vjeçarin Evarist Pasha, i
cili është njeri ndër tre të rinjtë që ka ngacmuar seksualisht një
paciente në spital, ndërsa skandali u bë publik nëpërmjet postimit të
një videoje të realizuar prej tyre e të publikuar në rrjetet sociale.

Per dy te rinjte e tjere, Albi Boçaj dhe Petrit Kaço u vendos masa detyrim paraqitje per moskallëzim krimi. Dy te rinj te tjere qe jane protagoniste te video skandalit , Andi Bushaj dhe Devi Lamaj jane shpallur ne kerkim po per vepren e ngacmimit sekusal të 17-vjeçares, e cila ishte ftuar ne nje ditelindje nga shoket e saj dhe perfundoi pa ndjenja ne spital nga perdorimi i tepruar i alkoolit.

Prokuroria thote se video eshte realizuar mbremjen e 24 prillit ne Qendren Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Evarist Pasha, i cili eshte identifikuar nga akuza si sekser i nje agjensie funerale eshte ndodhur rastesisht aty, madje edhe i ka ndihmuar te rinjte per te futur pacienten me nje barrele ne urgjence.

Me pas ai eshte bere protagonist i videos skandaloze duke ngacmuar seksualisht 17-vjeçaren, e cila ishte pa ndjenja. Nderkohe qe dy te tjeret qe jane ne kerkim jane shoke te vajzes se abuzuar.

Pas realizimit te kesaj videoje te dyshuarit, qe sipas prokrorise kane qene gjithashtu ne gjendje te dehur, e kane shperndare videon ne shkollen ku 17-vjeçarja ndjek gjimnazin, e me pas kjo video eshte bere publike prej tyre edhe ne rrjetet sociale.

Top Channel