Sulmi terrorist, Franca rrit maksimalisht nivelin e alarmit

07/01/2015 00:00

Pas sulmit të ndodhur në ambientet e redaksisë së revistës satirike
“Charlie Hebdo”, kryeqyteti francez Parisi duket se është në panik.

Qeveria franceze ka rritur maksimalisht nivelin e alarmit, bën të ditur media vendase, edhe pas thirrjeve të vitit të kaluar nga militantët islamikë se do të sulmonin shtetasit francezë dhe interesat e tyre në shenjë hakmarrjeje për sulmet ajrore franceze ndaj bastioneve të islamikëve në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Në Paris, qeveria ka vendosur rritjen e menjëhershme të sigurisë pas alarmeve për të tjera atentate terroriste, sidomos në Ile de France, një rajon i Parisit. Policia dhe xhandarmëria kanë zbritur në të gjithë qytetin, përpara shkollave, zyrave publike dhe redaksive të mediave.

Dëshmitarët okularë, por edhe fotot që po publikohen nëpër media, tregojnë se dy persona të armatosur me kallashnikovë dhe të maskuar janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Top Channel