“Shullazi”, PD akuzon Ramën. Rama, padi penale Palokës

07/01/2015 00:00

Partia Demokratike thotë se ka fakte të pakundërshtueshme që dëshmojnë mbrojtjen e Qeverisë ndaj bandës së Emiljano Shullazit.

Ne fakt, opozita nuk e permendi asnjehere emrin e tij apo te ndonjerit prej anëtarëve të asaj që e quajti si “banda që terrorizoi Tiranën”, por u mjaftua t’i identifikonte ata nga funksionet e tyre.
 
‘Oficeri i policisë është në shërbim të bandës. Anëtari i bandës hyn dhe del nga zyra qendrore e Partisë Socialiste. Të gjithë strukturat e Qeverisë ishin dje në dispozicion të kreut të bandës, që nga shërbimet spitalore e deri tek shoqërimi i tij në banesë. Ka të dhëna shumë shqetësuese, se policia ka kryer kontrolle në banesat e biznesmenëve, të cilët janë gjobitur nga banda kriminale”, tha kreu i grupit kuvendor demokrat, Edi Paloka.
 
Duke akuzuar autoritetet per dezinformim te vazhdueshem dhe mungese transparence ne favor te bandes, Partia Demokratike artikuloi vetem nje emer, qe sipas saj eshte pergjegjes direkt per mbrojtjen e bandes, por fshihet pas heshtjes.

“Vetëm Edi Rama hesht. Asnjë fjalë, asnjë reagim. Ky aktivitet kriminal ndodh sigurisht në dijeninë e tij të plotë. Rama ka përfituar nga shërbimet e bandës gjatë fushatës zgjedhore, në blerjen, e në marrjen me forcë të votave. Tani, ai po i kthen bandës favoret, duke i ofruar shërbimet e tij. E lejon të vërë gjoba e të terrorizojë biznesmenët e qytetarët. U jep oficerë policie në dispozicion për t’i dhënë siguri dhe mbrojtje. Kujdeset për bandën në çdo drejtim që armët të mos gjenden, provat të mos gjenden, që kreu i saj të mos qëndrojë më shumë se disa minuta në zyrat e Drejtorisë së Policisë”, tha Paloka.

Por per kryeministrin Edi Rama, keto nuk jane te verteta! Zyra e tij ka nxjerre nje reagim te menjehershem, ku i quan shpifje pertej çdo caku akuzat e kryetarit te grupit parlamentar te Partise Demokratike, Edi Paloka.

Per te vertetuar kete, kryeministri Rama ka sfiduar hapur opoziten. Ai ka ngarkuar zyren juridike te Kryeministrise te pergatise padite penale dhe civile per nenkryetarin e Partise Demokratike. “I kallëzuari dhe i padituri Edi Paloka, duhet të japë prova për çka ka thënë  dhe qoftë edhe përballë një prove të vetme, Kryeministri Edi Rama është i gatshëm të lërë detyrën”-thuhet ne reagimin e zyres se kryeministrit, sipas te cilit, nese nuk e ben e kete, ai duhet te pergjigjet perpara ligjit.

Kryeministri Rama shpreh bindjen se historia e shemtuar e marrjes zvarre te opinionit publik me shpifje dhe fyerje, nuk mund te vazhdoje me tej pa ballafaqimet e nevojshme me organet e drejtesise.

Top Channel