5 mesazhet e Luis Enrique për Messin

07/01/2015 00:00

Në konferencën e shtypit para ndeshjes që Barcelona do të luajë ndaj Elche, Luis Enrique nuk e përmendi asnjëherë emrin e Messit, por iu përgjigj pyetjeve mbi marrëdhënien e tij me yllin argjentinas pas një jave jo të mirë në klubin katalanas.

Këto janë 5 mesazhet që Luis Enrique kishte për Messin:

1 – “Po e drejtoj skuadrën siç di të bëj më mirë. Nuk dua të konfirmoj apo të përgënjeshtroj lajme që dalin çdo ditë në media. Dua të zhvilloj profesionin tim në mënyrën më të mirë të mundshme për të ndihmuar skuadrën dhe klubin.”

2 – “Flas me të (Messin) dhe me të gjithë lojtarët e tjerë. Me të gjithë pa përjashtim. Është më i miri në botë dhe nuk ka kuptim të flas për këtë çështje. Gjërat që ndodhin brenda skuadrës duhet të mbeten brenda skuadrës. Puna ime nuk është të konfirmoj lajme.”

3- “Përplasje në Anoeta? Nuk jap informacione për gjërat që ndodhin brenda skuadrës. Kanë dalë shumë lajme negative ditët e fundit që nuk do i konfirmoj dhe as nuk do i përgënjeshtroj. E di që kapitenët e skuadrës janë të predispozuar për të ndihmuar.

4- “Jo të gjithë lojtarët i trajtoj njësoj, ashtu siç nuk trajtoj njësoj edhe fëmijët e mi. Do të ishte gabim. Por, ka disa gjëra në skuadër që duhen bërë nga të gjithë.”

5- “Unë i kam parasysh mendimet e lojtarëve të mi pasi edhe unë mendoj si të isha futbollist. Kam negociuar dhe jam treguar tolerant në disa raste pasi grupi është mbi interesat personale.”

Top Channel