Hetimet mbi përplasjen mes bandave, mister CV-ja e viktimës dhe roli i Shullazit

07/01/2015 00:00

“Ne të katërt, mbrëmjen e të hënës, ishim duke festuar, kur një person
që nuk e njihnim u afrua drejt nesh. Ai qëlloi drejt Pajtim Serjanit,
por Pajtimi u largua me vrap. Në këtë çast atij nuk i shkrepi arma dhe
Roland Meta, nxorri pistoletën. Thirri: Ndal, Policia e Shtetit! dhe
pastaj qëlloi”.

Ky eshte rrefimi i te mbijetuarve nga atentati ne Rrugen e Kavajes, kur sipas deshmive paraprake te Denis Ramanit dhe Ditmir Reçit, viktima Arjanit Sterio te cilin ata nuk e njohnin dhe as kane patur konflikt me te, ne momentin qe ka qelluar per pak çaste nuk i ka shkrepur arma.

Prokuroria thote se per vrasjen e te dyshuarit nje 42-vjeçar me te kaluar te panjohur, do te akuzohet ne gjykate efektivi Roland Meta, i cili aktualisht eshte ne gjendje te rende per jeten per shkak te plageve qe ka marre ne stomak nga shkembim i zjarrit. Efektivi i policise nuk ka qene ne krye te detyres thone burime te Prokurorise dhe ngjarja nuk ka ndodhur per shkak te detyres se tij.

Nga ana tjeter, personi qe ishte nisur per te vrare por mbeti vete i pajete, shtetasi Arjanit Stereo, njihet edhe me emrin Artur Baze.Ai rezulton se eshte deportuar pak kohe me pare nga Greqia drejt Shqiperise per vepren penale te kalimit te paligjshem te kufirit. E kaluara e 42-vjeçarit nga Çorovoda e me banim ne Tiranë eshte ende e paqarte per Prokurorine, edhe pse jo zyrtarisht thuhet se ai ka qene vrases me pagese. Trupi i te ndjerit eshte terhequr nga morgu nje dite pas krimit, mbremjen e te martes.

E ndersa kjo çeshtje po hetohet nga prokurori Florian Bonjaku i cili do te shkoje ne gjykate per te kerkuar arrest me burg per efektivin Meta, Prokurori tjeter Kolë Hysenaj po heton ngjarjen e Kasharit, ku u tentua te vritej nje emer i njohur vitet e fundit per drejtesine e policine.

Grupi i hetimit thote se eshte identifikuar pronari i automjetit me te cilin udhetonte Emiljani Shullazi dhe Gilmando Dani, ai eshte nje person nga Durresi me inicialet T. Berisha. Por hetuesit presin pergjigje nga laboratori i kriminalistikes per te konfirmuar se nga çfare lloj armesh jane shtene gezhojat e sekuestruara ne vendngjarje, ne menyre qe t’i japë pergjigje pyetjes nese Shullazi dhe Dani kane patur apo jo armë me vete.

Por mbi vendngjarjen është edhe një enigmë tjetër që pret përgjigjjë: a është kërkuar ndaj Danit dhe Shullazit një ekspertim kimik gjurmëkopjuesish, për të konstatuar nëse në rrobat e tyre apo në duar kishte gjurmë baruti, të mbetura nga të shtënat me armë zjarri? Përgjigjja e këtij veprimi hetimor do të ishte po ashtu edhe përgjigjja se përse u liruan Shullazi dhe Dani. 

Top Channel