“Nuk jam e fiksuar pas peshës trupore”

07/01/2015 00:00

Ka pasur një karrierë 33-vjeçare si modele falë fizikut të saj perfekt dhe Elle Macpherson, e cila njihet me nofkën “Trupi”, këmbëngul se nuk është aspak e fiksuar pas peshës së saj.

50-vjeçarja, e cila është shfaqur në kopertinat e revistave më të famshme të modës pa mbushur ende 21 vjeç, tha për britaniken ‘OK’ se as nuk e di fare sa peshon aktualisht.

“Nuk e di sa peshoj. E rëndësishme është të ndihem mirë me veten dhe jo sa është numri në peshore. Kur isha e re shqetësohesha shumë për peshën, por jo më”, tha Elle.

Top Channel