“Shpenzuam 20 litra gjak”

07/01/2015 00:00

U bë shumë e famshme në Hollivud me performancën e saj në filmin ‘Gone Girl’, skenën më dramatike të të cilit aktorja Rosamund Pike e ka xhiruar plot 36 herë. Në këtë skenë personazhi i saj i pret fytin Desi Collingsit, i interpretuar nga aktori Neil Patrick Harris.

“Ka qenë filmi ku kam kaluar më shumë kohë para kamerës sesa në të gjithë karrierën time. Xhironim 5-6 orë në ditë dhe xhirimet zgjatën rreth 100 ditë”, tha aktorja për revistën ‘Vanity Fair’.

Ajo shpjegoi skenën e vrasjes: “Cdo herë që xhironim, përdornim 20 litra gjak. Ajo skenë është xhiruar 36 herë dhe pasi e xhironim, duhej pastruar e gjithë dhoma nga fillimi në mënyrë që të nisnim sërish nga e para.”

Top Channel