Hakerat rusë sulmojnë faqet gjermane

07/01/2015 00:00

Faqet kryesore të qeverisë, parlamentit dhe autoriteteve lokale gjermane ishin objekt i një sulmi kibernetik që i nxorri jashtë funksionit për disa orë paraditen e së mërkurës.

Sulmi u mor përsipër nga piratët rusë ‘të pakënaqur me vendimin e Berlinit dhe vendeve Perëndimore për t’i dhënë milion euro ndihmë Ukrainës për t’u përballur me krizën në lindje të vendit’.

“Ne nuk harrojmë, ne nuk falim”. Ky ishte mesazhi i përcjellë në faqet e kancelares Angela Merkel dhe në atë të parlamentit federal gjerman.

Ky sulm kibernetik i shtohet listës së sulmeve të tilla, ku më i fundit ishte ai ndaj Sony, për të cilin Shtetet e Bashkuara fajësuan Korenë e Veriut. Peniani akuzohet se sulmoi serverat e Sony-t si hakmarrje ndaj filmit “The Intervieë”. Filmi komedi tregon përpjekjet e dy agjentëve të fshehtë për të vrarë udhëheqësin suprem, Kim Jong-un.

Top Channel