Inter, Juan Jesus pezullohet 4 ndeshje për bërrylin ndaj Chiellinit

07/01/2015 00:00

Arbitri i ndeshjes nuk e pa, por prova televizive po dhe në këtë mënyrë, një ditë me vonesë, vjen dënimi i gjykatësit sportiv i cili pezullon për 3 ndeshje mbrojtësin e Interit Juan Jesus, pasi braziliani goditi me bërryl mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellini.

Ishte minuta e 36 e pjesës së parë kur gjatë një goditjeje këndi, Juan Jesus ngriti bërrylin ndaj Chiellinit i cili po sulmonte zonën e vogël.

Duke qenë se në këtë ndeshje Juan Jesus u ndëshkua me karton të verdhë dhe plotësoi numrin e tyre për një ndeshje pezullim, braziliani do të mungojë gjithsej në 4 ndeshjet e ardhshme të zikaltërve në Serinë A.

Për ndeshjen ndaj Genoas, Roberto Mancini do të duhet të bëjë pa Juan Jesus, Ranocchia (ka plotësuar kartonët e verdhë) dhe Kovacic, i cili u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj Lichsteiner.

Top Channel