Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm reagoi pas akuzave të Partisë
Demokratike, se ‘qeveria mbron Bandën e Emiljano Shullazit’ dhe se
‘struktura qeveritare ishin në ruajtje të kësaj bande’.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ministri Tahiri theksoi se detyra e policisë është të luftojë paligjshmërinë dhe kriminalitetin dhe se po luan plotësisht rolin e saj në funksion të ruajtjes se rendit.

“Koha e krimineleve te paprekshem qe mbroheshin nga pushteti, ka mbaruar nje here e mire. Akuzat absurde qe leshon sot PD, i ka pasur praktike te veten atehere, ndaj mendojne se historia tyre perseritet edhe tani. Jane mesuar te mbajne anen e krimit, jo te shtetit e as te ligjit.Keshtu i quanin “bandite” punonjesit e policise qe luftonin ne Lazarat, dhe te “dhunuar te pafajshem” kriminelet qe qellonin me arme ndaj policise. Te njejten gje bejne edhe sot, duke mbajtur anen e krimit, jo te shtetit e te ligjit. E lane policine te shkaterruar e kriminalizuar dhe tani u ka ngelur te bejne vetem politiken e kukuvajkes me shpifje te padegjuara. Shpifje qe tregojne me shume praktikat e tyre kriminale ne pushtet, por jo te verteten e sotme te luftes pa kompromis kunder krimit dhe krimineleve. Lereni Policine rehat te bejë punen, lereni te luftojë paligjshmerine dhe kriminalitetin. Boll me politiken e krimit”, thotë Tahiri.

Top Channel