Të refuzosh divorcin…edhe për 975 mln dollarë

07/01/2015 00:00

Çfarë është më depresionuese, një çek divorci prej 975 milion dollarësh, apo refuzimi i tij?

Biznesmeni i naftës, Harold Hamm, president i “Continental Resources” (dhe tani subjekt publik i një studimi se si të mos divorcohesh kur je i kamur) i shkruajti shumën në fjalë në një çek bashkëshortes së tij, Sue Ann Arnall, në ‘episodin e radhës të safës së tyre të divorcit’.

Për të qenë të saktë, shuma është 974,790,317.77 dollarë, e vështirë për t’u shqiptuar, e jo më të mendosh sa para janë.

Kujtdo mund t’i duken të mjaftueshme, por bashkëshortes së Hamm, Sue Ann Arnall jo. Ajo refuzoi këtë çek duke thënë se nuk dëshiron që të vendosë në rrezik përfitimet që do të marrë nga apeli me pranimin e kësaj kërkese.

Shkurt Arnall pretendon se meriton më shumë nga pasuria e Hamm me të cilin ndau 26 vitet e jetës së saj.

Çifti ka më shumë se një vit që përplasen në gjykatë dhe jo më kot…pasuria e Hamm vlerësohet në 19 miliard dollarë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel