Miliona lekë për punë të pakryera në Korçë. Raportohet se bora u hoq, por rrugët janë plot

07/01/2015 00:00

Prej dates 29 dhjetor çdo ditë, 25 deri në 30 persona në qytetin e
Korçës kërkojnë ndihmë në spital për shkak të rrëzimeve në rrugë nga
akulli.

Viktimat jane kryesisht te moshuar dhe femije qe çdo vit në këtë qytet sapo akulli pushton rrugët pësojnë fraktura.

Bashkia e qytetit prej tre vjetesh ka kontraktuar kompanine ‘Krosel shpk’ per te punuar vetem 20 dite ne vit per pastrimin e debores dhe kriposjen e rrugeve per evitimin e akullit ne nje siperfaqe prej 390 mije metrash katrore.

Burime jozyrtare thone se kontrata eshte 58 milione leke dhe 12 milione jane vetem per hedhjen e kripes. Por nje prej zonjave ka pesuar aksident ne bulevardin ‘Fan Noli’. Kjo rruge eshte ne listen e rrugeve qe duhet te ishin pastruar nga bora dhe akulli. Sipas një  procesverbali, me date 29, kur nisi bora dhe akulli kompania supozohet te kete hedhur 4700 kilogramë kripe dhe te kete pastruar deboren në të gjithe siperfaqen e kontraktuar. Por borën dhe akullin nuk e ka levizur askush nga vendi.

Bulevardi ‘Republika’ duhet të ishte pastruar, por akulli është ende i pranishëm edhe pas ditëve të tëra ngricë.

Burime nga policia rrugore thone se ne qytet me date 30 ka qarkulluar nje automjet i mbledhjes se mbeturinave qe ka shperndare kripe ne disa akse rrugore vetem ne korsine e qarkullimit te mjeteve. Ndersa tregetaret ne bulevardet kryesore thone se nuk kane pare askend te kripose trotuaret.

Kjo kontrate qe financohet nga qytetaret e korces me taksat lokale eshte firmosur para 3 vitesh, por pavaresisht parave te levruara çdo vit, aksidentet per shkak te akullit ne rruge e trotuare nuk ndalen. Te plagosurit nga mosplotesimi i nje sherbimi publik por edhe procesverbalet e supervizimit jane nje argument i forte per cdo institucion per te nisur nje hetim se perse parate shpenzohen dhe puna nuk kryhet.

Top Channel