“Heroi” i harruar i Luan Kryeziut

07/01/2015 00:00

Ai sapo është kthyer nga një festival shumë i rëndësishëm: Montreal Film Festival. Një festival nga i cili shumë kritikë e panë me skepticizëm pranimin e tij, por që ja doli të marrë pjesë e të prezantohet me shumë sukses.

“Heroi”, filmi shqiptar i regjisorit Luan Kryeziu, tashmë i nderuar me disa çmime prej jurive prestigjioze, do të ketë nesër premierën e tij në Tiranë.

Filmi ka për subjekt ngjarjet e heronjve në shoqërinë e pasluftës. Me një lupë e mjeshtëri të hollë, Kryeziu tregon tronditjen e protagonistëve të tij përballë një shoqërie që u ka zhveshur vlerat dhe kontributet e tyre. Sepse koha ka bërë që sakrificat e heroit të luftës të harrohen, ndërsa gjërat kanë ndryshuar.

Një hero i cili jeton në një tendë, dhuratë e organizatave bamirëse ndërkombëtare dhe në kushte të vështira mbijetese. Ai tronditet thellë nga mënyra se si një grup politikanësh dhe biznesmenësh shfrytëzojnë idealet dhe fitoret e tij për të fituar pushtet dhe para’.

Kryepersonazhi i filmit “Heroi” është vetëm njëri prej idealistëve të një lufte të tmerrshme, ku koha e pasluftës e shndërroi atë në një luftëtar të zhgënjyer. Humbës i paqes. Bartës i një sindrome të pashërueshme, asaj të luftëtarit. Por, ai gjen forcë të përballet me realitetin e krijuar duke shpresuar për ditë më të mira.

Bashkëpunëtorë në këtë film janë: Roger Simons, drejtor i fotografisë, i cili ka mbi supe suksese si filmi “Djalli vishet me Prada” dhe “Rush Hours”. Ndërsa montazhieri i këtij filmi është Larry Ëaxman, fitues i dy çmimeve Emmy. Dy bashkëpunëtorë shumë të rëndësishëm të cilët kanë pranuar pa kushte të realizojnë filmin “Heroi” duke besuar fort në skenarin e shkruar nga vetë regjisori Luan Kryeziu.

Top Channel