“Zlatan beson se është Zot”

07/01/2015 00:00

Nga të tjerët vlerësohet si një prej futbollistëve më të mirë në qarkullim, por ai për veten ka një mendim akoma më superior.

Zlatan Ibrahimovic ‘beson’ se është Zoti dhe këtë e thotë në një rrëfim për revistën sportive “FourFourTwo”, Marco Verrati.

Mesfushori italian që luan së bashku me Zlatan tek PSG tregon për një episod të ndodhur para ndeshjes me Lionin në 2013, ndeshje vendimtare për titullin kampion në Francë.

“Ishim pranë titullit kampion dhe përballë kishim Lionin. Ancelotti dukej pak i tensionuar dhe Zlatan iu afrua dhe e pyeti nëse kishte besim tek Zoti. Trajneri u përgjigj ‘po’. Zlaton ia ktheu: Shumë mirë, ki besim tek unë dhe qetësohu”, rrëfen Verrati.

Në fakt vetbesimi nuk i ka munguar asnjëherë sulmuesit shtatlartë suedez.

“Ai kështu është. Ka shumë besim tek vetja dhe aftësitë e tij dhe kjo e ndihmon që të jetë një kampion i madh. Tani jemi mësuar me golat e mrekullueshëm që bën dhe në stërvitje punon fort dhe ka një koordinim dhe fantazi që pak lojtarë e kanë”, vijon Verrati.

Gjatë gjithë viteve të karrierës së tij Ibra ka kërkuar gjithmonë të jetë numri një, aq sa kur e zbritën në vendin e dytë të rënditjes së përgjithshme të sportistevë më popullorë në Suedi, deklaroi se ishte njësoj si të ishte i fundit.

Top Channel