Komuniteti Mysliman dënon aktin terrorist

07/01/2015 00:00

Me anë të një mesazhi ngushëllimi, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dënuar ashpër sulmin terrorist në zyrat e revistës “Charlie Hebdo”, në Paris dhe ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e kësaj ngjarjeje.

“Ne dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt barbar ndaj gazetarëve, oficerëve të policisë dhe të lënduarve të tjerë në këtë ngjarje. Kjo masakër dhe ky akt është një mëpërkëmbje arrogante ndaj çdo vlere njerëzore dhe një sulm i ulët e i dënueshëm nga çdo normë morale, fetare e universale”, thuhet në mesazhin e KMSH.

Në të vlerësohet se rerrori nuk mund të jetë kurrë pjesë e ndonjë arritjeje apo shpëtimi, terrori nuk prodhon veçse kaos e ligësi.

“Ai merr jetë njerëzish të pafajshëm dhe është një goditje kundër vlerave demokratike universale dhe vlerave njerëzore”, mbyllet mesazhi i Komunitetit Mysliman te Shqipërisë.

Top Channel