Nishani: I sulmuar nga mazhoranca

07/01/2015 00:00

Në analizën e tij për vitin 2014, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani vlerëson se institucioni që ai drejton është sulmuar si asnjëherë tjetër nga mazhoranca qeverisëse.

Në një intervistë dhe për Zërin e Amerikës, Nishani thotë se është sulmuar nga mazhoranca, e cila sipas tij përdor votat që ka në parlament për të vënë nën trysni institucionin që ai drejton, dhe jo për të punuar për qytetarët.

“Ka qenë një vit i vështirë dhe institucioni i Presidentit të Republikës, më shumë se çdo herë tjetër në historinë e pluralizmit shqiptar është ndjerë i trysnuar, i presuar madje edhe i sulmuar në kuptimin legjislativ nga një mazhorancë që nuk ka asnjë arsye të përdorë atë forcë që ka në parlament, që i është dhënë për të punuar për jetën e qytetarëve, për të përmbushur përgjegjësitë në raport me shoqërinë dhe aspak për të vendosur në pozicione të vështira institucionet e vendit, qofshin në varësi dhe në përbërje të qeverisë dhe aq më tepër ato që janë të pavarura, siç është edhe institucioni i kreut të shtetit shqiptar”, deklaroi Presidenti Nishani.

Top Channel