Identifikohen autorët e sulmit në redaksinë e “Charlie Hebdo”

07/01/2015 00:00

Pas thuajse 10 orë hetimesh autoritetet franceze identifikuan autoret qe kryen masakrën në ambientet e revistës satirike “Charlie Hebdo”.

Zv.kryetari i bashkisë së Parisit, Patrick Klugman në një intervistë për CNN deklaroi se ata janë dy vëllezërit Cherif Kuoachi 32 vjeç dhe 33 vjeçari Said Kuoachi, të cilët janë ndihmuar në realizimin e krimit nga një 18 vjeçar.

E ndërsa fakti që ata flisnin një frëngjishte të pastër, sipas dëshmive nga vendngjarja, justifikohet me origjinën e vëllezërve, e cila është franko-algjeriane.

Tashmë pritet arrestimi i atentatorëve që janë enden të lirë, gjë që sipas mediave franceze ka krijuar një lloj tensioni te njerëzit. Megjithatë Presidenti francez ka siguruar se do të bëhet çdo  gjë për kapjen e terroristëve.

Bëhet e ditur se dy vëllezërit kishin luftuar në Siri dhe kohët e fundit ishin kthyer në Paris. Një prej personave të dyshuar ishte arrestuar në vitin 2008, pas një operacioni kundër xhihadistëve në Paris.

Sipas mediave franceze, dy vëllezërit dhe Hamyd Mourad janë identifikuar nga karta e identiteti e gjetur nga policia në “Citroen C3” të braktisur nga autorët.

Top Channel