Tjetër sulm në Francë, vritet një oficere policie

08/01/2015 00:00

Një tjetër sulm ka ndodhur në Paris në orën 8:06 minuta, në Porte-de-Chantillon, ku një oficere policie është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Mediat franceze thonë se agresori është larguar në drejtim të metrosë me një Clio të bardhë.

Policia është vënë në ndjekje të tij dhe pas një shkëmbimi zjarri një burrë është arrestuar.

Ky sulm ka ndodhur në kohën kur në të gjithë Francën janë marrë masa të forta kundër terrorizmit dhe janë vënë në kontrollin e policisë institucionet dhe objektet e rëndësishme.

Ndërkohë, dy orë më parë pati një shpërthim bombe në një restorant pranë një xhamie. Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar. Ngjarja ndodhi në Villafranche sur Saone, në Lion. Lajmin e ka dhënë gazeta ‘Le Progres’, sipas së cilës nuk ka ende informacione mbi lidhje të mundshme me sulmin e djeshëm ndaj Charlie Hebdo.

Top Channel