Ka interpretuar në filma si ‘Magic Mike’, ‘White House Down’ dhe ’22 Jump Street’, por Channing Tatum thotë se ende nuk di të aktrojë edhe pse filmi i tij i fundi ‘Foxcatcher’ pritet të fitojë çmime në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve BAFTA dhe Oscar në muajin janar.

Duke folur për ‘The Independent’, aktori u tregua shumë modest dhe suksesin e tij ia faturoi fatit.

“Cdo rol është i ndryshëm dhe nuk mërzitesh, por unë nuk di si të përshtatem”, tha Tatum, i cili me ‘Foxcatcher’ ndahet nga filmat komedi.

Ai interpreton mundësin olimpik Mark Schultz që u bashkua me Skuadrën Foxcatcher për Lojërat Olimpike “Seul 1988”.

Top Channel