Hetim për “akullin” në Korçë

08/01/2015 00:00

Sektori i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Korçës ka nisur
një hetim në lidhje me shpenzimet publike për pastrimin e rrugëve të
qytetit nga dëbora dhe akulli.

Brenda pak diteve ne kete qytet jane lenduar dhjetra persona per shkak te akullit ne rruge, ndersa ne bashkine e Korçës nga kompania kontraktore ishte raportuar pastrimi dhe kriposja e gjithe rrugeve. Nderkohe çeshtja eshte kthyer edhe ne nje debat politik mes Bashkise se qytetit te Korçës dhe deges lokale te PD.

Pertej deklaratave situate ne rruget e qytetit nuk ka ndryshuar ne parametrat e duhura. Per shkak te temperaturave te ulta ka ende shume akull ne rruget e kontraktuara per t’u pastruar. Nderkohe qe paraditen e sotme disa punonjes te kompanise kontraktore per here te pare nisen te pastrojne akullin.

Top Channel