Peshkopi, akulli plagos 163 persona

08/01/2015 00:00

20 persona kanë pësuar fraktura të rënda në qytetin e Peshkopisë për shkak të rrëzimit në rrugë nga akulli.

Sipas mjekëve, janë 163 persona që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në total. E gjitha kjo ka ndodhur për shkak se rrugët, si ato kryesore, por edhe ato dytësore, janë të mbuluara nga akulli.

Bashkia ka për detyrë pastrimin e rrugëve e megjithatë aksidentet me pasoja të rënda po ndodhin vazhdimisht.

Mjeku Gazmend Xhonbulla thotë: “Kemi pasur fraktura të ndryshme dhe dy aksidente automobilistike. Një rast është dërguar në Tiranë dhe u desh ta merrnim me helikopter pasi banonte në një zonë shumë të thellë.”

Për shkak të akullit ka edhe një numër të shtuar të aksidenteve rrugore, fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Top Channel