Kolegji Zgjedhor nisi paraditen e sotme shqyrtimin e kërkesave të
Partisë Socialiste, që kundërshton pranë Gjykates së Apelit vendimet e
KQZ-së për referendumet vendore. Trupa gjykuese e ketyre padive ka
bashkuar ne nje, 130 aktpadite e socialisteve per po kaq vendime te
Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Pas bashkimit te çeshtjeve, prane kolegjit zgjedhor u hodh shorti per caktimin e relatorit te çeshtjes, qe do te vijoje shqyrtimin ne daten 14 janar.  

Partia Demokratike ne kete seance, u pranua si pale e interesuar, pas kerkeses se kesaj te fundit per qene pjese ne gjykim. Ne mbledhjet e muajit nentor, Institucioni me i larte zgjedhor pranoi per ti marre ne konsiderate kerkesat e 130 komunave dhe bashkive te vogla per referendum per te kundeshtuar ndarjen e re territorial.

Socialistet i cilesuan keto vendime te KQZ-se, antikushtetuese dhe ne shkelje te ligjit zgjedhor, duke i ankimuar ato ne Gjykaten e Apelit. Demokratet i kane mbeshtetur keto kerkesa, pasi nuk njohin ndarjen e re te territorit. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor pritet me interes per shkak te mbajtjes se zgjedhjeve vendore ne 21 qershor me kete ndarje administrative. 

Top Channel