Fleckenstein, takime me krerët e shtetit, Nishani: Po vonohet reforma në drejtësi

08/01/2015 00:00

Europarlamentari Knut Fleckenstein e nisi serinë e takimeve, me
presidentin e Republikës Bujar Nishani, ku sipas njoftimit të
Presidencës raporteri për Shqipërinë, gjatë bisedës është shprehur se se
bashkë me shumicën e kolegëve të tjerë në Parlamentin Europian ndan
bindjen se Shqipëria i përket Europës dhe se anëtarësimi i saj është
çështje kohe.

Këtë takim presidenti Nishani e ka përdorur si një mundësi për të shprehur shqetësimin se “ende nuk ka një platformë të reformës në drejtësi, por ka një ngecje në linjën e retorikës politike, duke tërhequr gjithashtu vëmendjen mbi ndryshimet ligjore fragmentare e të njëanshme”.

Kryeparlamentari Ilir Meta gjatë takimit  vlerësoi rikthimin e opozitës në Kuvend dhe nënvizoi vullnetin për të mirëpritur një angazhim edhe më aktiv të të gjitha palëve politike.

Ndërsa raportuesi për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian Knut Fleckenstein citohet të ketë deklarua se “përfundimi i bojkotit parlamntar të opozitës vlerësohet si një zhvillim pozitiv për demokracinë shqiptare”.

Ndërsa kryetari i PD-së Lulzim Basha i tha raporterit Fleckenstein, se “Qeveria po nxit paligjshmëri dhe shkelje masive të të drejtave të njeriut” duke theksuar se  cdo ditë e më shumë bëhet i nevojshëm dekriminalizimi dhe ngjarjet e fundit në Tiranë, nxorën zbuluar lidhjet qeveritare të një bande të rrezikshme kriminale.

Gjithashtu Basha denoncoi ndarjen teritoriale, si një hartë të interesave elektorale të dyshes Rama-Meta, kundër interesit kombëtar. Basha theksoi se nuk do të ketë zgjedhje me këtë hartë.

Gjatë takimit me ministren e integrimit Europian Klajda Gjosha, eurodeputeti është interesuar të dijë se si po ecet me planin kombëtar të integrimit.

Top Channel