“Kam drogë” e shkruajtur në bluzë, burri arrestohet për zotërim droge

08/01/2015 00:00

Një burrë që kishte veshur një bluzë ku shkruhej “Kam drogë me vete” është arrestuar në Florida… për zotërim droge.

50-vjeçari John Balmer u arrestua në një dyqan në kohën që po qëndronte në radhë. Një polic hyri në dyqan pasi e kishin informuar për një person që shiste substanca narkotike i veshur me një bluzë ku shkruhej: “Kush do drogë? E kam seriozisht, kam drogë me vete.”

Pasi e kontrolloi, polici i gjeti 50-vjeçarit metamfetaminë dhe 20 gramë marijuanë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel