Valls: Situata është nën kontroll

08/01/2015 00:00

Në përpjekje për të qetësuar opinionin publik e për të garantuar se
autoritetet e kanë situatën nën kontroll, Kryeministri francez Manuel
Valls tha se Qeveria e ka një plan për sigurinë e per unitetin kombëtar.

“Me urgjencen me te madhe po perpiqemi t`i gjurmojme individet qe organizuan sulmin e djeshem. Kemi nje plan te qarte per sigurine dhe po punojme me koleget ne sferen politike per te garantuar unitetin tone kombetar, deshmite e te cilit i kemi pare tashme te gjithe. E kuptojme shqetesimin e publikut, e kam diskutuar me drejtuesit dhe ju them se do ta ndjekim situaten me vemendjen me te madhe”, tha Valls.

Parizienet jane ende te tronditur nga ngjarja.
 
“Kaq shume urrejtje, kaq shume zemerim. dikush u lendua vetem sepse ne patem lirine tone. ‘Charlie Hebdo’ eshte nje reviste teper e rendesishme ne france. Personalisht shpresoj qe autoret e urryer te ketij akti te gjykohen e te marrin ate qe meritojne”, thotë një banor.
 
Sulmi u denua njezeri nga lideret fetare ne France. Gjate takimit me presidentin Francois Hollande, perfaqesuesit e komunitetit mysliman, hebraik, te krishtere, budist e protestant shprehen solidaritetin e tyre me te afermit e viktimave.

 “Duam te shprehim ketu perpara jush emocionet tona me te forta e sidomos afeksionin dhe solidaritetin me famijaret dhe miqte e atyre qe humben jeten nga ky sulm absurd. jemi thellesisht te indinjuar dhe e denojme kete akt te neveritshem qe ka prekur zemrat dhe ndergjegjet e te gjitheve”, tha Francois Clavairoly, lider i Federatës Protestante franceze.

Solidaritet me Francen kane percjelle pervec lidereve boterore, edhe komunitete te ndryshme ne mbare globin. nje nder zerat me te fundit qe denoi ashper ngjarjen e rende ishte dhe ai i kryeministrit turk Ahmet Davutoglu, i cili beri thirrje per vigjilence ne menyre qe te shmangen perplasjet e kulturave.

Top Channel