Polici i ekzekutuar në rrugë ishte mysliman

08/01/2015 00:00

Polici i cili u vra me gjakftohtësi nga terroristët në rrugët e Parisit në kohën që po lutej për jetën e tij, ishte mysliman. Videoja shokuese që qarkulloi në internet ditën e djeshme tregon se si Ahmed Merabet është i shtrirë në tokë i plagosur duke kërkuar mëshirë para se ekzekutori ta vrasë me një plumb në kokë nga afër.

Polici në fjalë ishte një nga 12 viktimat e sulmit terrorist që i mori jetën një polici tjetër dhe 10 punonjësve të revistës satirike ‘Charlie Hebdo’.

Videoja e vrasjes së policit shokoi të gjithë botën pasi tregonte qartë momentin e ekzekutimit të tij.

Polici tjetër i vrarë është Franck Brinsolaro, 49 vjeç, i cili kishte për detyrë mbrojtjen e kryeredaktorit të revistës, Stephane Charbonnier.

Top Channel