Mediat angleze: Chelsea, 250 milionë euro për Messin

08/01/2015 00:00

Tabloidi anglez ‘Daily Star’ ka publikuar se Chelsea është gati të ofrojë 250 milionë euro për argjentinasin Leo Messi.

Sipas këtij tabloidi, “Blutë” e Londrës do i ofrojnë një kontratë 6-vjeçare yllit të Barcelonës, por nuk saktësojnë se sa do të jetë paga e tij.

Gjithashtu, Chelsea do të duhet të shesë disa lojtarë të rëndësishëm në mënyrë që të jetë në rregull me Fair Play-n financiar të UEFA-s.

‘Daily Star’ thotë se problemet që ka Messi me trajnerin Luis Enrique do e lehtësonin këtë transferim rekord.

Top Channel