Fleckenstein: Jeni në rrugën e mbarë

08/01/2015 00:00

Knut Fleckenstein, raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian nisi
një vizitë treditore në Tiranë. Në një intervistë për Top Channel
fillimisht ai i përgjigjet pyetjes se çfarë synon të arrijë nga kjo
vizitë.

“Siç edhe ju e dini unë do të shkruaj një raport për Parlamentin Europian rreth zhvillimeve në Shqipëri për rrugëtimin e saj drejt BE-se. Do të jem këtu 3 ditë për të dëgjuar Parlamentin, opozitën, Qeverinë dhe gjithashtu shoqërinë civile sepse BE nuk do të thotë vetëm politikë. Është për njerëzit. Pra një aspekt i rëndësishëm është se sa shoqëria civile është e përfshirë në këtë proces. Do të shikoj edhe cfarë është duke u bërë me 5 prioritet që Shqipëria duhet t’i përmbushë. Unë shikoj shumë progres. Natyrisht mbeten shumë sfida”, tha Fleckenstein.

Top Channel: Sapo përmendët 5 prioritetet. A mendoni se Shqipëria është në rrugën e duhur për t’i përmbushur dhe zbatuar ato?

Knut Fleckenstein: Po, janë në rrugë të mbarë. Mbase nuk janë në fund të përmbushjes të tilla rreforma. Disa prej tyre kanë shënuar progres dhe janë konkrete por nga ana tjetër të gjitha nuk mund të bëhen në të njëjtën kohë. Por mendoj se jeni në drejtimin e duhur.

Top Channel: Sa e vështirë do të jetë për Shqipërinë hapja e negociatave me BE-në?

Knut Fleckenstein: Qeveria dhe parlamenti tashmë e dinë se cfarë ne kemi kërkuar më parë . Mbetet ende punë për t’u bërë. Unë do të mund të guxoja t’ju thoja një datë. Por për aq kohë sa vendi juaj eshte në rrugë të mbarë drejt Europës, problemi nuk qëndron nëse do të jeni një muaj përpara apo prapa në kohë. Rëndësi merr ndërmarrja e reformave. Pikërisht për këto unë jam këtu, për të dëgjuar se deri ku Qeveria dhe Parlamenti kanë shkuar me këto çështje.

Top Channel