Nishani pret gazetarët: Vlerësoj rolin e medias në forcimin e demokracisë

08/01/2015 00:00

Ka nisur me një minutë heshtje në nderim të gazetarëve që humbën jetën
në sulmin ndaj redaksisë së revistës ‘Charlie Hebdo’ në Paris, pritja e
përvitshme e Presidentit të Republikës dhe drejtuesve e përfaqësuesve të
medias.

Kreu i Shtetit vlerësoi se shkalla e lirisë së medias dhe kauzat që ajo ngre janë  matësi më i mirë i standardeve të demokracisë.

‘Edhe pse na kritikoni shpesh ne, njerëzit e institucioneve dhe të politikës jam thellësisht i bindur që heshtja juaj do të ishte shqetësim, jo kritika. Për mua ajo është një mundësi më shumë për të gjykuar veten në raport me të tjerët, shoqërinë, institucionet, Kushtetutën dhe nevojat e këtij vendi. Jeni ju, ata që përmirësoni mënyrën tonë të përditshme të komunikimit, informimit, vetë standardet demokratike të shoqërisë sonë”, tha Nishani.

Gjatë pritjes, presidenti Nishani nderoi me titullin ‘Për merita të veçanta civile’ gazetaren e televizionit ‘Neës 24’ Enkelejda Skënderasi, e cila humbi jetën në krye të detyrës.

Top Channel