Mbyllen hetimet për vjedhjen e Bankës

08/01/2015 00:00

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet ndaj shtetasve Ardian Bitraj, Mimoza
Bruzia dhe Klevis Bejtjaj. Ata do te përgjigjen para gjykatës penale
për akuzën e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që është veçuar
dosja për ish-Guvernatorin e Bankes së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Prokruroia do te argumentoje ne Gjykate se vjedhja e 713 milione lekeve eshte kryer ne bashkepunim mes dy ish-nëpunësve të Departamentit të Emisionit, Bitraj dhe Bruzia, si edhe Bejtjajt, i cili shfaqet në kamera duke transportuar nga banka në shtëpi protagonistin kryesor te kesaj vjedhjeve.

Nderkohe pas hetimeve gati gjashte mujore, organi i akuzes ka vertetuar se destinacioni i shumes se konsiderueshme te vjedhur nga arkat stok dhe arka per veprim eshte shpenzuar ne ne lojrat e fatit brenda vendit nga i pandehuri Bitraj.

Per Prokurorine pas verifikimeve, rezulton se asnjeri nga tre te pandehurit nuk ka pasuri te dyshimta  e po ashtu edhe pergjigjet e ardhura nga bankat vërtetojne se asnjeri prej te treve nuk ka llogari bankare qofte brenda vendit qofte jashte Shqiperise.

Nderkohe ne prokurori ka mbetur per t’u hetuar nen masen e detyrimit me paraqitje ish-Guvernatori i Bankes së Shqiperisë, Ardian Fullani, per te cilin pritet qe dosja t’i bashkohet me nje tjeter qe ka lidhje me dyshimet per shperdorimin e fondeve. Por per bashkimin e ketyre dosjeve nuk ka ende nje ze zyrtar.

Nga ana tjeter pritet qe Gjykata te shprehet me nje vendim, mbi kerkesen e Prokurorit Ramadan Troci, per te denuar me 56 vjet burgim ne total, 10 ish-punonjesit e Bankes se Shqiperise, të cilët akuzohen të kenë shpërdoruar detyrën duke krijuar kushtet që Bitraj të vidhte i qetë përgjatë katër viteve shumën prej 713 milionë lekesh.

Nderkohe qe po gjykohen te veçuar ish-inspektorja e Pergjithshme e Bankes se Shqiperise Elivar Golemi dhe kater ish-zyrtare te tjere Petrit Ramohitaj, Mehdi Molla, Emiliano Lamçe dhe Ilir Dedja.

Prokurori Troci eshte emeruar ne krye te prokurorise se Vlorës, cka ka vene ne dileme nese akuza e shtetit do te perfaqesohet nga ky prokuror apo nga prokuror tjeter.

Top Channel