Rruga Elbasan-Gjinar e ndërtuar në vjeshtën e vitit 2011 u shemb 6 muaj
me pas për shkak të rrëshkitjeve të tokës në fshtin Shelcan. Sot ajo
paraqitet në këtë gjendje, pothuajse e pakalueshme dhe mjaft e
rrezikshme.

Edhe pse ARSHSH njofton çdo dite se ky aks eshte i pakalueshem per mjetet e renda, ketu levizja e ketyre mjeteve vazhdon normalisht duke e shkaterruar edhe ate çka mbetur nga kjo rruge.

Nga ana tjeter punonjesit qe kujdeset per mirembatjen e kesaj rruge shprehen cdo dite ajo rreshket disa centimetra me poshte dhe nderhyrjet e tyre rregullojne shume pak.

Investimet kryesisht elektorale ne shume rruge te vendit kane bere qe ato te shkaterrohen ne nje kohe te shkurter duke kerkuar nderhyrje te tjera dhe qindra miliona leke te shkuara dem. Shume shpejt ky aks rrugor pritet te behet i pakalueshem duke izoluar fshatra te tere te zones se shpatit.

Top Channel