Stërvitja ekstreme e ushtarëve koreano-jugorë

08/01/2015 00:00

Vendi i tyre ndodhet në një “luftë të ftohtë” me Veriun fqinj komunist, që thuhet se është i pajisur me bombë bërthamore dhe ndihet i paprekshëm.

Por qeveria e Koresë së Jugut i dërgon mesazhe të qarta Penianit, se me bombë bërthamore apo jo, nëse e kalon cakun, ajo është e gatshme t’i kundërpërgjigjet me të njëjtën monedhë.

Për këtë arsye, në mediat online në Seul janë publikuar foto të stërvitjes së ushtarëve koreanë, mes borës dhe ujërave të akullta në malet Pengçang, jo shumë larg kryeqytetit.

Top Channel