Dita e tretë e ditëlindjes së Irina Shayk

08/01/2015 00:00

Këto dy ditë kanë qenë të ngarkuara për Irina Shayk. Modelja ruse mbushi më 6 janar 29 vjeç, por edhe pse kanë kaluar dy ditë, ende nuk i ka ndalur festimet.

29-vjeçarja ka gjetur kohën e nevojshme për të mbajtur të informuar të gjithë adhuruesit e saj në Instagram, duke postuar foto dhe video që kryesisht tregojnë linjat e saj ‘vrasëse’, dhe pikërisht njërën prej tyre e shoqëroi me mbishkrimin; “B day 3″…që të lë të mendosh se Irina po përpiqet që të zgjasë sa më shumë festën e saj.

Në disa shkrepje 29-vjeçarja është së bashku me mikeshën Chrissy Teigen, një tjetër modele.

Mes dhuratave të marra janë tufa gjigante trëndafilash, sa për dërguesin, Irina nuk e ka përcaktuar, por me siguri njëra prej këtyre duhet të jetë edhe e asit të Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel