Sinjalistika në rrugë, Haxhinasto: Po ndërhyjmë në të gjitha akset

08/01/2015 00:00

Qeveria ka nisur plotësimin e sinjalistikës së munguar rrugore që shpesh ka qenë shkak i aksidenteve të rënda me pasojë vdekjen.

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto thotë se aktualisht po punohet në disa prej segmenteve me dinamikë më të lartë të qarkullimit të automjeteve, siç është dhe aksi mes Kasharit dhe Durrësit.

“Ka parasysh disa elemente që rrisin ndjeshëm standardin e sinjalistikës dhe të sigurisë si vijëzimin, sistemin e tabelave, shinat mbrojtëse po edhe flatrat që pegojnë verbimin nga makinat në momentin kur ato shkëmbehen me njëra tjetrën”, tha Haxhinasto.

Ministri thotë se me një investim prej 165 mln lekësh, ky projekt pritet të përfundojë brenda dy muajsh dhe do të shtrihet gradualisht edhe në akse të tjera të rëndësishme si Rrogozhinë-Sarandë, Rrogozhinë-Kapshticë dhe Fushë-Krujë, Hani i Hotit.
 

Top Channel