Mes hip-hopit, xhamisë dhe xhihadit

08/01/2015 00:00

Publikimi i fotove dhe identitetit te dy vellezerve te dyshuar si autore te masakres ne revisten Charlie Hebdo nje dite me pare ne Paris ka vene mediat franceze ne kerkim te te shkuares se Charif dhe Said.

Publikimi i fotove dhe identitetit te dy vellezerve te dyshuar si autore te masakres ne revisten Charlie Hebdo nje dite me pare ne Paris ka vene mediat franceze ne kerkim te te shkuares se Charif dhe Said.
Le Parisien publikoi nje video te 2005-s, kur Charif adoleshent eshte nje adhurues i muzikes rap, madje edhe kendon vete.
Video eshte pjese e nje reportazhi te kanalit televiziv France 3, dedikuar rekrutimit te xhihadisteve ne Paris.
Kisha frike, por asnjehere nuk e kam thene. Me kete fjali Charif i bashkohet kauzes xhihadiste dhe me pas thuhet se ka udhetuar drejt Damaskut per tu stervitur per te lene pas kraheve friken per vdekjen dhe per te mesuar kallanikovin.
Sot 32 vjec Charif eshte gati per martirizim dhe kete e tregoi edhe ne sulmin e Charlie Hebdo ku se bashku me vellain e tij Said me nje gjakftohtesi te madhe ekzekutuan 12 persona dhe lane te plagosur po kaq, pese prej te cileve ne gjendje te rende.
Pikerisht per keto arsye policia franceze e pershkruan si nje fanatik tejet te rrezikshem dhe ka nisur gjuetine me forca te shumta per kapjen e Charif dhe te vellait te tij, qe dyshohet se strehohen ne Reims, qytet 120 kilometra larg Parisit.
 

Top Channel