Si ma përcaktoi djali profesionin

08/01/2015 00:00

S’janë bërë ende 2 javë, nga dita e parë e punës për Emanuela Pepkolën. Megjithëse ka ndryshuar disa herë profesion gjatë 35 viteve të jetës së saj, Ema kurrë nuk e kishte menduar se do të ishte në krye të një fondacioni, që do kishte në fokus fëmijët me sindromën “doën”.

Në fakt, kjo ditë është veçse destinacioni i një udhëtimi të nisur 3 vite më parë, pikërisht në momentin kur mësoi se do të bëhej nënë e një fëmije me aftësi të veçanta.

Arbi ndryshoi gjithçka në jetën e saj, pavarësisht se ajo vazhdonte punën, e cila përmbushte të gjithë ambicien e saj profesionale. Marketingun e kishte nën lëkurë. Ai i jepte dinamizmin, që s’e kishte gjetur as te puna në bankë, punë e ëndërruar që kur kryente studimet në Turqi për “Marrëdhënie me publikun”.

Mirëpo ndonjëherë ëndrrat s’janë aq të bukura sa në realitet. Ashtu sikurse sot, një realitet më i bukur se ç’kishte ëndërruar ndonjëherë.

Një punë me në qendër fëmijët, të cilëve me shume dashuri ajo u dedikon ditën, madje tani e tutje edhe jetën, sepse puna e saj nuk është thjesht një pune, por një mision.

Top Channel