Masakër e Boko Haram; mbi 2 mijë të ekzekutuar në Nigeri

08/01/2015 00:00

Duke ekzekutuar 2000 persona, terroristët e Boko Haram arritën të marrin nën kontroll të plotë qytetin e dytë kryesor të Nigerisë, Baga-në.

Kjo është masakra më e madhe e terroristëve të cilët e shuan thuajse tërësisht qytetin. BBC raporton se vendi është mbushur me trupat e kufomave.

Shumë pak njerëz arritën t’i shpëtonin sulmit, pasi një masakër e tillë ishte e papritur. Në muajin tetor autoritetet nigeriane kishin nënshkruar armëpushim me “Boko Haram”. Ndonëse herë pas here dhuna e kishte thyer marrëveshjen e paqes dhe “Boko Haram” kishte nisur një fushatë ushtarake për të krijuar një shtet islamik.

Lideri i organizatës Abu Bakar Shekau, deklaroi se sulmet do të vijojnë. Tashmë qyteti i Bagas është zhdukur pasi nuk ka ngelur askush, e ndërsa prej fillimit të konfliktit 1.5 milionë banorë janë zhvendosur nga veriu i Nigerisë.

Top Channel