Gazetari i “Charlie Hebdo” tregon momentet e tmerrit në redaksi

08/01/2015 00:00

Dhjetë pjesëtarë të stafit të revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris mbetën të vrarë në sulmin e ditës së mërkurë nga dy autorët, tashmë të identifikuar, ndërsa disa pjesëtarë të tjerë fatmirësisht i mbijetuan sulmit.

Laurent Leger, gazetar i revistës ishte një ndër ata që i mbijetoi sulmit. Në një intervistë të dhënë për “France TV”, ai tregon momentet e tmerrit brenda në redaksi.

“Ne dëgjuam një zhurmë që dukej si fishekzjarre…Nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte, pastaj një njeri u fut në sallën e mbledhjeve. Ai bërtiti dy herë “Allahu Akbar” dhe pastaj filloi të qëllonte. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Unë arrita të futem poshtë një tavoline të vogël, nga ku pash kolegët e mi të shtrirë në tokë. Unë isha me fat që dhoma ishte aq e vogël sa personi i armatosur nuk arriti të më shihte. Pas kësaj pati një heshtje të gjatë, më pas unë dëgjova autorin ti drejtohej një gruaje duke i thënë: Ne nuk duam të vrasim gratë. Ai më pas shkëmbeu disa fjalë me një tjetër person dhe aty unë e kuptova që kishin qenë dy agresorë”, është shprehur gazetari për momentet e tmerrit të përjetuar.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel