Obama viziton ambasadën franceze në Uashington

09/01/2015 00:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama bëri një vizitë të paparalajmëruar në ambasadën franceze në Uashington gjatë ditës së enjte për të shprehur solidaritetin me popullin francez pas sulmit vdekjeprurës në gazetën satirike në Paris.

Obama u takua me ambasadorin francez Gerard Araud, ku nënshkroi edhe një libër ngushëllimi.

“Si aleatë prej shekujsh, ne qëndrojmë të bashkuar me vëllezërit tanë francezë për të garantuar drejtësinë. Së bashku ne do të shkojmë përpara”, shkroi ai.

Më herët gjatë sa enjtes, Obama u informua mbi çështjet e sigurisë me të cilat përballen amerikanët në Shtetet e Bashkuara dhe në botë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest u tha gazetarëve se zyrtarët amerikanë kanë thënë se nuk ka tregues për kërcënime specifike ndaj amerikanëve në lidhje me të shtënat në Paris.

Top Channel