Said Kouachi i stërvitur nga Al Kaeda. SHBA u kishte ndaluar hyrjen në vend

09/01/2015 00:00

Një prej dy vëllezërve, Kouachi të dyshuar për kryerjen e masakrës në Paris, kishte udhëtuar për në Jemen në vitin 2011 për t’u trajnuar nga militantët e Al Kaedas, kanë thënë gjatë se enjtes burime të afërta me hetimet.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Said Kouachi, 34 vjeç, ka qëndruar në Jemen për disa muaj ku është stërvitur nga anëtarët e Al Kaedas në Gadishullin Arabik. Të dy vëllezërit kanë qenë nën mbikëqyrje nga policia.

Cherif Kouachi është dënuar me 18 muaj burg pasi tentoi t’i bashkohej një qelize islamike në Irak. Një zyrtar jemenas ka thënë se qeveria ishte në dijeni për mundësinë e një lidhje të Said Kouachi dhe Al Kaedas dhe ishte duke e hetuar atë.

Marie Harf, zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, duke folur për CNN ka thënë se, “ata janë shumë mirë të trajnuar dhe këtë mund ta shikoni edhe në video”.

Burime të qeverisë amerikane thanë se të dy vëllezërit ishin të rreshtuara në dy baza të dhënash të sigurisë amerikane. Ata ishin në bazën e të dhënave të njohur si “TIDE”, që përmban 1.2 milionë të dyshuar si terroristë dhe në një tjetër bazë të dhënash më të vogël që i ndalonte atyre hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel