Kryeprokurori i SHBA-së të dielën në Paris

09/01/2015 00:00

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Holder do të udhëtojë të dielën për në Paris për të diskutuar rrugët për të luftuar ekstremizmin në vazhdën e masakrës në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo”, ka thënë një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë ditën e enjte.

Holder është ftuar nga ministri i Brendshëm francez për të marrë pjesë në një takim ndërkombëtar si një përgjigje ndaj sulmit të ditës së mërkurë.

“Takimi do të përfshije diskutime mbi rrugët e mundshme nga mund të vijnë kërcënimet terroristë, luftëtarët e huaj dhe ekstremizmi i dhunshëm”, ka thënë zyrtari i Departamentit të Drejtësisë.

Shtetet e Bashkuara ka ofruar ndihmën e tyre ndaj hetuesve francez në gjurmimin e personave përgjegjës të sulmit, të cilët autoritetet franceze i kanë identifikuar si vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi.

Top Channel