“Charlie Hebdo” do të botojë 1 milion kopje javën e ardhshme

09/01/2015 00:00

Pavarësisht situatës së rënduar nga vrasja e kolegëve të tyre, redaktorët e mbijetuar dhe stafi i revistës  satirike “Charlie Hebdo” janë zotuar se do të botojnë javën e 1 milionë kopje nga rreth 50 mijë që ata botonin në javë.

Gazetarët kanë thënë se javën e ardhshme, pikërisht të mërkurën, revista do të dalë sërish në treg, këtë herë një me një numër të shumëfishuar kopjesh.  

Stafi i revistës “Charlie Hebdo” është duke u ndihmuar nga media të tjera dhe revista të ngjashme satirike. Sipas AFP, përfaqësues të radiove, televizioneve dhe gazetave të ndryshme u takuan në Ministrinë e Kulturës franceze për të diskutuar mbi publikimet e ardhshme të “Charlie Hebdo”.

“Ne kemi një mision, të organizojmë numrin e ardhshëm të revistës”, ka thënë ministri francez i Kulturës, Fleur Pellerin.

Top Channel