Barcelona fiton me goleadë ndaj Elche

09/01/2015 00:00

Pas humbjes në kampionat ndaj Sociedad, Barcelona është rikthyer te fitorja dhe madje me një rezultat të thellë. Katalanasit arritën të shënonin 5 herë në portën e Elche-s, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretit.

Tre lojtarët kryesorë në sulmin e Barcelonës arritën te goli në këtë ndeshje. Neymar ishte autor i një dopiete, ndërsa shënuan edhe Messi e Suarez, gjithashtu te goli arriti edhe mbrojtësi Jordi Alba.

Ndeshja e kthimit do të luhet të enjten e javës së ardhshme, por me këtë rezultat tashmë Barcelona duke e kualifikuar për në fazën tjetër. Por para ndeshjes së kupës, Barcelona ka një ndeshje tejet të vështirë, atë të ditës së diel ndaj Atletico Madrid.

Top Channel