Hollande: Jemi të shokuar, por do reagojmë

09/01/2015 00:00

Presidenti francez Francois Hollande ka mbajtur paraditen e së premtes
një fjalim mbi situatën në vend, pas sulmit terrorist ndaj redaksisë së
satirikes “Charlie Hebdo”.

Në fjalën e tij, Hollande ka deklaruar se, Franca është shumë e tronditur nga sulmi, por ka nënvizuar se shteti francez është i angazhuar për garantimin e sigurisë së qytetarëve.

“Franca po kalon një situatë të vështirë. I gjithë vendi është i tronditur nga sulmi. Siguria e qytetarëve është çështja kryesore në këto momente”, ka thënë Hollande.

Presidenti ka pranuar se autoritetet franceze ishin në dijeni të faktit se “sulme terroriste mund të ndodhnin”.

Ai ka theksuar se ndaj këtyre ngjarjeve duhet një reagim në nivel evropian, duke paralajmëruar mbajtjen së shpejti të një takimi të ministrave të Brendshëm të vendeve të interesuara.

Më tej Hollande ka kërkuar garantimin e sigurisë për manifestimet paqësore, duke thënë se të gjithë janë të mirëpritur të marrin pjesë në to.

Top Channel