Franca e mbushur me armë

09/01/2015 00:00

Dy ditë pas sulmit të përgjakshëm në redaksinë e ‘Charlie Hebdo-se’, dinamika e tij ka nisur të zbardhet detaj pas detaji.

Dy te dyshuarit kryesore ishin te armatosur deri në dhëmbë. Ata mbanin automatike kallashnikove, arma me e perhapur ne bote. I frymezuar nga pushka gjermane Sturmgeëehr-44, kallashnikovi i prodhuar per here te pare ne 1947-ten, sot pajis 50 ushtri anekend globit.

Sipas gazetarit Christopher Chivers, autor i ‘The Gun’, ne qarkullim jane aktualisht me shume se 100 milione AK-47 (Avtomat Kalachnikova model 1947).

Dikur e preferuar ne Ballkan, ajo eshte arma e pare qe zgjedhin guerilasit, femijet ushtare, terroristet. Dhe si mund te gjendet nje e tille sot ne France? Fare lehte. Nepermjet internetit ku site- e shitjes se Kallashnikoveve i gjurmon pa shume veshtiresi. Automatiket  jane shume te pranishem ne treg sidomos pas hyrjes ne fuqi te qarkullimit te lire neper te gjithe vendet e Bashkimit Europian. Ne internet çmimi i nje kallashnikovi luhatet nga 250 qe jane at ate perdorurit e me ndonje difekt te vogel por lehtesisht te riparueshem, e deri tek 3.000 eurot , qe eshte kuotimi per me cilesoret.

Nga sa pohojne zyrtaret franceze, shitesit jane me se shumti koleksioniste te armeve te ketij lloji nga ish-Jugosllavia. Ne France, automatiket dergohen me makina, dhe pergjithesisht zberthehen ne pjese te vogla per te minimizuar rrezikun e gjurmimit.

Ndersa Fabrice Rizzoli, president i shoqates ‘Ndal krimit’ nuk ka asnje dyshim se terroristet furnizohen prej grupimesh te mireorganizuara. Perveç bandave kriminale, burim tjeter armesh ne France siç thote ai jane edhe rrjete me te vogla e me pak te njohura nga Lindja e Mesme.

Top Channel