Vjedhjet në zyrat e postës në Vlorë dhe Elbasan, ndalime për përvetësim të pagesave

09/01/2015 00:00

Policia e Vlorës dhe Elbasanit raporton ndalimin dhe vënien në ndjekje
penale të punonjësve të Postës të cilat akuzohen se kanë përvetësuar
paratë e shpërblimit të fundvitit për pensionistet apo parate e paguara
për faturat e energjisë elektrike.

Ne Novosele eshte ndaluar punonjesja e postes Nadire Lako, pasi sipas policise kjo shtetase ka pervetsuar nje pjese te shperblimit te dhene per festat e fundvitit per nje person me statusin e veteranit. Mesohet se shifra e pervetesuar eshte 3 mije leke.

Veterani do terhiqte shperblimin e fundit te vitit i cili nuk i eshte dhene i plote nga punonjesja e postes por vetem nje pjese e vogel ndersa pjesen tjeter dyshohet se e ka pervetsuar shtetasja Nadire Lako. Arrestimi u krye pas kallzimit te ketij shtetasi dhe Drejtorise se Institutit te Sigurimeve Vlore.  

Nderkohe policia dyshon se ne kete pike te postes ka problemet me faturat e energjise elektrike. Policia i ben thirrje banoreve te Novoseles qe nese rezultojne si debitore te OSHEE pavaresisht se i kane paguar faturat rregullisht nepermjet postes, te paraqiten per te dhene kallzim ne Policine e Vlores.

Nderkohe shume banore te fshatit Shterman ne Elbasan paditen punonjesen e postes ne fshatin e tyre sepse ata kane paguar parate e faturave te energjise dhe serish jane debitore. Policia po heton per kete rast nderkohe qe edhe me heret ka patur nje tjeter çeshtje per pervetesim ne dhjetra milione leke te faturave te energjise elektrike.

Serish ne Elbasan ka nisur hetim per nje punonjese te postes prane stadiumit sepse nje abonent i OSHEE rezulton te kete shlyer faturat, por parate jane pervetesuar nga punonjesja e Postes.

Top Channel