Trishtimi që ju “mbërthen” gjatë dimrit

09/01/2015 00:00

Është çështje drite ose më mirë e mungesës së dritës, prej së cilës disa
persona përfshihen nga një trishtim dhe depresion në muajt dimërorë.
Kjo lloj gjendje e dëshpëruar e dimrit, shkencërisht quhet SAD, Seasonal
Affective Disorder.

Është vlerësuar se në Europën Veriore këtë gjë e vuan një në gjashtë persona, që do të thotë mbi 10 milionë individë. I gjithë faji është i humorit të keq. Por si mund të ndodhë që në nivelin biokimik, netët e gjata të influencojnë humorin dhe tendencën drejt depresionit?

Një konfirmim nga ajo që dyshohej vjen prej një grupi studiuesish nga Universiteti i Kopenhagës. Përgjegjëse është një proteinë e quajtur sert, e cila lidhet me serotoninën, një hormon që, mes të tjerave, influencon ndjenjën e lumturisë, aq shumë sa njihet edhe si hormoni i humorit të mirë.

Shkencëtarët kanë vëzhguar në fakt se kush vuan nga “ëinter blues”, nivelet e proteinës sert rriten gjatë muajve të dimrit, mesatarisht me 5% dhe mbeten më të mëdha në krahasim me ata që nuk kanë ulje-ngritje humori sezonal. Ndërkohë, kur sasia e sertit ulet, ajo e serotoninës së “lirë” dyfishohet, duke ndikuar te humori.

Veprimi i dritës së diellit

Studimi u krye në një grup i vogël vullnetarësh: 11 persona me SAD dhe 23 individë të shëndetshëm iu nënshtruan skanimeve të trurit si gjatë muajve të dimrit ashtu edhe gjatë muajve të verës. Rezultatet u prezantuan në Berlin, me rastin e kongresit të 27 të Kolegjit Europian të Neuropsikofarmalogjisë.

“Drita e diellit i mban nivelet e sertit të ulëta, por kur kohëzgjatja e netëve rritet, nivelet e tij ulen”, ka shpjeguar në BBC Neës, Brenda McMahon, koordinatorja e studimit. “Mendojmë që SAD godet ata persona që nuk arrijnë të rregullojnë serotoninën kur ndryshohen sezonet.

Jo të gjithë ata që ndihen të depresionuar vuajnë realisht nga ‘ëinter blues’. Më saktë, vuajnë vetëm ata që nivelin e sertit e kanë më të lartë gjatë gjithë periudhës dimërore.”

Kundërmasat

Psikoterapia, drita dhe stili i jetës. Sipas McMahon ekzistojnë disa zgjidhje për këtë problem, të tilla si psikoterapia e sjelljes dhe e njohjes, por edhe fototerapia ose e quajtur ndryshe, terapia e dritës.

Por edhe sjelljet e jetës mund të ndikojnë për mirë. Kështu, nëse vuani nga trishtimi i dimrit i shkaktuar nga hormonet e sipërpërmendura, do të ishte mirë që të ushqeheshit në mënyrë të balancuar, të reduktoni substancat që përmbajnë kafeinë.

Në këtë mënyrë do t’i ndihmoni trupit të mbrohet nga ftohjet dhe gripi e po ashtu do ta pakësoni rrezikun që të prekeni nga ky çrregullim afektiv. Nevojitet që ushqimi juaj të jetë i pasur me shumë fruta dhe perime, e po ashtu konsumoni edhe shumë çaj e lëngje të freskëta.

Duhet të bëni ushtrime fizike dhe padyshim të kaloni më shumë kohë në ajër të pastër, duke shfrytëzuar sa më mirë rrezet e diellit. Ajri i freskët dhe pak dritë aty nga mesi i ditës, te ju do të zgjojnë nivelin e energjisë.

Ndërkohë, në shtëpinë tuaj përdorini llambat, në mënyrë që drita të jetë sa më intensive. Po ashtu, do të ishte mirë t’i përdorni qirinjtë me aromë agrumesh. Ata do ta freskojnë dhe ndriçojnë shtëpinë tuaj.

Duhet të dini gjithashtu se mbajtja e syzeve të diellit gjatë dimrit, vetëm sa e nxit sekretimin e hormoneve të stresit. Është e zakonshme që kur ka diell t’i mbajmë syzet e diellit, por rrezet e diellit janë ilaçi më i mirë kundër humorit të keq.

Femrat më të trishtuara sesa meshkujt gjatë dimrit

Duket se dimri është stina që ndikon më shumë në depresionin e femrave. Duke filluar nga ndërrimi i orës, femrat arrijnë ta ndiejnë depresionin 50% më shumë sesa meshkujt. Kjo është një periudhë gjatë së cilës femrat arrijnë të konsumojnë 33% më shumë ushqim sesa në stinët e tjera.

Ky studim u krye në dy mijë persona dhe 66% e tyre pranuan se janë më pak të motivuara gjatë kësaj stine. Nga studimi u vu re se 44% e femrave e kishin shumë të vështirë të zgjoheshin me orën e re, ndërsa vetëm 33% e meshkujve e kishin këtë problem.

Top Channel