Policia shpërndan fotot e pengmarrësit dhe partneres së tij

09/01/2015 00:00

Policia franceze ka shpërndarë nëpër të gjitha mediat dy fotografi, ku shfaqet një vajzë e re dhe një djalë me ngjyrë.

Sipas CNN, i riu Amedy Coulibaly, 32 vjeç dyshohet se është personi që ka vrarë oficeren e policisë mëngjesin e të enjtes dhe aktualisht dyshohet se është autori i pengmarrjes dhe vrasjes së dyfishtë që mendohet se ka ndodhur në dyqanin e vogël në lindje të Parisit.

Ndërsa vajza, Hayat Boumeddiene, është partnerja e tij.

Top Channel