Terrori në Paris, ISIS apo Al Kaeda?

09/01/2015 00:00

Dy vëllezërit Kouachi, të dyshuarit kryesorë të sulmit të përgjakshëm të
së mërkures në zyrat e ‘Charlie Hebdo’ janë lidhur në orët pas ngjarjes
me degën e Al Kaedës në gadishullin arabik.

Por nje mesazh ne Twitter i nje xhihadisti te ISIS-it po ngre shume pikepyetje. Vetem nje dite perpara episodit trondites, te pershkruar si sulm ndaj lirise se fjales ne nje prej vendeve me demokratike te botes, personi le te kuptohet se do te kete ekzekutime.

“Njerëzit që janë kermij” shkruan ai duke iu referuar qartazi francezeve e me pas, vendos edhe nje fytyre qe qesh me lot. Disa ore pas ngjarjes, shton: “Ju per here te pare e degjuat ketu. Njerezit qe hane kermij, hengren plumbin”. Cherif dhe Said Kouachi raportohet te jene radikalizuar nga Al Kaeda.

Por ky shenim i luftetarit te ISIS-it ne rrjetin e njohur social ngre pyetje nese ka pasur shteti islamik ndonje rol ne masakren e Parisit. Sipas ‘Daily Mirror’, eshte teper e cuditshme qe askush nuk ka dale hapur e ta deklaroje sulmin ndaj ‘Charlie Hebdo’, si fitoren e tij. Por i gjithe episodi ne vetvete, shkruan gazeta britanike duke cituar eksperte te antiterrorit, me shume sesa ate te Al Kaedes, bart shenjen dalluese te ISIS-it.

Pretendimet se te dyshuarit kane lidhje me Al Kaeden, per ‘Daily Mirror’ jane çorientuese, aq me teper qe kjo e fundit dhe ISIS-it jane kundershtare me njeri-tjetrin. Mesazhi ne Twitter, edhe pse i vaket, per specialistet eshte i sakte dhe duket qarte se ka dashur te tregoje ne nje fare menyre se personi ishte ne dijeni te asaj qe do te ndodhte shume shpejt ne France.

Top Channel