“Blerja e Messit është e pamundur”

09/01/2015 00:00

Trajneri i dytë i Chelsea, anglezi Steve Holland, përjashtoi mundësinë që “Blutë” e Londrës të blejnë argjentinasin Leo Messi duke thënë se është e pamundur.

“Blerja e Messit, me rregulloren e UEFA-s për Fair Play-n financiar, është krejtësisht e pamundur”, tha Holland, i cili u paraqit në vend të Jose Mourinhos në konferencën e shtypit para ndeshjes ndaj Newcastle.

“Nëse shikon shifrat që përmendin mediat për një operacion të tillë, e kupton se është një gjë që nuk bëhet dot”, shtoi Holland.

Top Channel